Luçjan Bedeni, Author at post https://post.moma.org/author/lucjan-bedeni/ notes on art in a global context Fri, 17 Jul 2020 14:26:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.8.2 https://post.moma.org/wp-content/uploads/2020/05/cropped-favicon-32x32.png Luçjan Bedeni, Author at post https://post.moma.org/author/lucjan-bedeni/ 32 32 Marubi, arkivi që po e ndryshon historinë e fotografisë në Shqipëri https://post.moma.org/marubi-arkivi-qe-po-e-ndryshon-historine-e-fotografise-ne-shqiperi/ Thu, 26 Sep 2019 14:06:00 +0000 https://post.moma.org/?p=1219 Me vendndodhje në Shkodër, Shqipëri, muzeu Marubi përmban një koleksion fotografik prej më shumë se pesëqindmijë negativësh që shtrihet nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri në fundin e shekullit njëzet.

The post Marubi, arkivi që po e ndryshon historinë e fotografisë në Shqipëri appeared first on post.

]]>
Një pacient që mban në dorë këmbën e tij të prerë; koka të ngjitura në trupa të ndryshëm; figura të rëndësishme historike të eleminuara nga fotografët teknikë gjatë sundimit diktatorial … Me vendndodhje në Shkodër, Shqipëri, muzeu Marubi përmban një koleksion fotografik prej më shumë se pesëqindmijë negativësh që shtrihet nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri në fundin e shekullit njëzet. Me emrin e trashëguar nga studioja e fotografisë Marubi e themeluar në vitin 1858, muzeu paraqet pikëpamje të ndryshme të përdorimeve – artistike, sociale, kulturore dhe politike– të mediumit fotografik gjatë një shekulli e gjysmë në Shqipëri.

Versionin në gjuhën angleze mund ta gjeni këtu.

Historia e fotografisë në Shqipëri fillon me italianin Pietro Marubbi (1834–1903) i cili u vendos në qytetin e Shkodrës gjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë ku hapi dhe studion e parë të fotografisë në 1858. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është muzeu i parë i fotografisë në Shqipëri i cili u hap në maj 2016 nga koleksioni i ish Fototekës Kombëtare “Marubi”. 

Duke mos pasur fëmijë, ndihmësit e parë të Pietro Marubbit dhe vijuesit besnikë në fushën e fotografisë ishin Mati dhe Kel Kodheli, djemtë e kopshtarit të tij, Rrok Kodheli. Pietro e dërgoi Matin, më të madhin nga dy vëllezërit, për të studiuar fotografinë në studion Sebastianutti & Benque në Trieste, Itali. Me vdekjen e parakohshme të Mati Kodhelit (1881) në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare, Pietro adoptoi Kelin të cilin po ashtu e dërgoi për të studiuar në Itali e në vazhdimësi trashëgoi edhe mbiemrin Marubi. Pas vdekjes së Pietros në 1903, Keli trashëgoi studion e babait të tij adoptues dhe vazhdoi punën. Nga ana tjetër, puna e tij u pasua nga i biri i tij Gegë Marubi i cili studioi për fotografi dhe kinematografi në studion e vëllezërve Lumière në Francë. Ajo çka vihet re në tre brezat e fotografëve është dëshira për të qenë modern dhe në këtë të jetë në hap me trendet bashkëkohore estetike dhe teknologjitë e reja.

Me ardhjen e komunizmit në vitet e 1940-ta, kur çdo aktivitet i ndërmarrjeve private u ndalua me ligj e në pamundësinë për të ushtruar e promovuar punën e tij ose atë të paraardhësve të tij, Gegë Marubi u detyrua t’i dorëzoj shtetit arkivin e famijes. Në këtë mënyrë, në pamundësinë për të drejtuar biznesin privat, ai mund të vazhdonte mbikëqyrjen e arkivit Marubi. Studio të tjera fotografësh që ishin hapur në Shkodër përgjatë të njëjtës dekadë përfshirë Dritëshkroja e Kolës (1886), Fotografija Pici (1924), Foto Jakova (1932), Foto Rraboshta (1943)– po ashtu u detyruan të hiqnin dorë nga fotografitë e tyre. Nga fondi i tyre u themelua Fototeka “Marubi” si sektori i Muzeut Historik të Shkodrës, e cila do të qëndronte aty deri në vitin 2003 kur kaloi si institucion më vete. 

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ruan dhe promovon vlerat e një koleksioni fotografik prej më shumë se pesëqindmijë negativësh që shtrihet nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri në fundin e shekullit njëzet. Arkivi i familjes Marubi, së bashku me arkivat e shumë fotografëve të tjerë në pronësi të muzeut, dokumentojnë momente të rëndësishme të jetës sociale, kulturore dhe politike të shqiptarëve përgjatë një shekulli e gjysmë.

Fig.1 Pietro Marubbi. ​Giacinto Simini.​ 1860. Marubi National Museum of Photography
Fig.2 Pietro Marubbi. ​Untitled​. Marubi National Museum of Photography
Fig.2.1 Claude Monet. Caricature of Mario Uchard
Fig.3 Pietro Marubi. ​Untitled​. Marubi National Museum of Photography
Fig.4 Pietro Marubbi. ​Untitled.​ 1874. Marubi National Museum of Photography
Fig.5 Pietro Marubbi.​ Kel Marubi with his sister.​ Marubi National Museum of Photography
Fig.6 Pietro Marubbi​. Jak Bjanku​. Marubi National Museum of Photography

Shpikja e fotografisë përmes procesit të heliografisë hapi mundësinë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij mediumi, duke përfshirë këtu edhe manipulimin e imazheve.1 Ndërhyrja direkte në shtyp, retushimi me bojë, gërvishtja e imazhit, ndriçimi artificial në dhomën e errët apo manipulimi i negativëve kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mënyrën se si e kemi interpretuar një imazh. Historikisht fotografitë janë manipuluar për të mashtruar, për t’ja mbushur mendjen shikuesve, për të sajuar të vërtetën e historisë apo krijuar “idhuj” të rremë. 

Në vitin 2013 kur u bë riinventarizimi i plotë fizik i arkivës Marubi u zbuluan disa negativë të panjohur më parë. Kjo ndodhi pas afro dyzet vitesh kohë prej kur vetë i fundit i Dinastisë Marubi, Gega, kreu regjistrimin e të gjithë arkivit. Këto fotografi të reja na dëshmojnë një histori të hershme të manipulimit të imazheve në Shqipëri, duke filluar nga fundi i viteve 1800. Një ndër këto fotografi të hershme të shkrepura nga Pietro Marubbi është edhe foto-kolazhi i “Giacinto Simini” e vitit 1860 (Fig. 1), në të cilën e shikojmë atë tek pozon në tre role të ndryshme– atë të një klienti i veshur me kostumin tradicional katolik të Shkodrës e i mbështetur pranë një ndërtesë në miniaturë që duket sikur është spital. Më pas në rolin e pacientit që mban në dorë këmbën e tij të prerë; e në fund i veshur si kirurg me një këmishë të bardhë e me një sopatë në dorë. Teksa e shikojmë këtë fotografi të plotë e tentojmë të ndërtojmë një histori mbi këtë fotografi duhet të dijmë se Giacinto Simini ishte djali i doktorit italian Gennaro Simini, një leçez emigrant në Shqipërinë Osmane, që sikur shumë italianë të tjerë ishte larguar nga Italia pas përndjekjes politike të borbonëve në periudhën e Risorgimentos. Libri i Giacinto Siminit, i botuar pas vdekjes, “Un patriota leccese nell’Albania Ottomana” (2011) na shpjegon se ky imazh u përdor për reklamën e spitalit të të atit në Shkodër. 

Një tjetër shkrepje e hershme me teknikën e kolodiomit të lëngshëm është edhe vetë portreti i Pietro Marubbit teksa ai monton kokën e tij “të madhe” në një trup më të vogël duke e futur brenda një filxhani kafeje (Fig. 2). Kjo fotografi të kujton karikaturat që piktori impresionist Claude Monet bënte në vitet 1850, andaj harku kohor i shkrepjes mund të jenë vitet 1865-75, kohë që korrespondon dhe me përhapjen në masë të karikaturës në Evropë. Në këtë arkivë gjenden disa fotografi me një “lojë” të tillë, sikur edhe këto dy imazhe, “Visto buono per Napoli” (Fig. 3) dhe “100 franchi prima volta 1874” (Fig. 4) të Pietro Marubbit; portretet e Kel Marubit me të motrën montuar mbi trupat e dy luftëtarëve afrikanë (Fig. 5); dhe fotografia e Jak Bjankut me shok, ku secili prej tyre mban një imazh të kokës së tjetrit (Fig. 6).

Fig.7 Gegë Marubi. ​Gegë Marubi in a double portrait—as himself and as an interlocutor. ​Marubi National Museum of Photography
Fig.7.1 Maurice Guibert. ​Toulouse-Lautrec porträtiert Toulouse-Lautrec​. 1894. Musée Toulouse-Lautrec, Albi, Tarn, France
Fig.8 Kel Marubi. ​Father Anton Kiri​. 1927. Marubi National Museum of Photograph​y
Fig.9 Gegë Marubi. Father Anton Kiri​. 1940. Marubi National Museum of Photography

Duke ndjekur hapat e Pietros, Keli dhe Gega vazhduan të zhvillojnë teknikat e manipulimit fotografik. Njëlloj si imazhi i Henri de Toulouse-Lautrec në të cilin ai pozon si artist dhe model (1892), Gega na shfaqet duke pozuar brenda një fotografie në pozicione të ndryshme, në rolin e një bashkëbiseduesi me vetveten (Fig. 7). Shembuj të tjerë janë që reflektojnë zhvillimin e këtyre teknikave të reja janë imazhet në vitin 1927 (Fig. 8) dhe 1940 (Fig. 9) të Kelit e Gegës. Në të dyja, At’ Anton Kiri paraqitet duke fjetur i mbështetur njëherë mbi karrige e njëherë mbi një trung druri, ndërsa “engjëlli mbrojtës” i bie violinës përkrah tij.

Megjithatë, jo të gjitha fotografitë e manipuluara në arkivin e familjes Marubi janë eksperimentale. Për shembull, disa imazhe u manipuluan përmes retushimit me bojë apo teknikave të tjera për të eleminuar “armiqtë e shtetit”. Kjo ishte një praktikë e zakonshme e shteteve të bllokut komunist lindor që u përhap shpejt në të gjithë vendet, përfshirë edhe në Shqipëri. Me fillimin e shtetizimeve u krijuan Repartet Fotografike (1952) të cilat fillimisht ishin pjesë e Kooperativave e më pas të Ndërmarrjeve të Riparim-Shërbimeve. Punonjës të këtyre Reparteve u bënë vetë fotografët, teknikët e laboratorit por edhe anëtarët e Sigurimit të Shtetit të cilët kishin për qëllim mbikqyrjen e procesit të “riparimit” apo thënë më mirë, manipulimit të imazheve. Fotografët të cilët deri asokohe kishin punuar në studiot e tyre private qenë të detyruar jo vetëm t’i dorëzonin koleksionet fotografike por edhe të punonin për shtetin. Fotografitë e familjes Marubi u konfiskuan gjatë këtij procesi dhe u manipuluan më pas për t’u përdorur si propagandë politike.

Ky rast na tregon për manipulimet që janë bërë duke shfrytëzuar informacionin e kufizuar që lejohej të jepej nga arkiva e familjes Marubi gjatë kohës së diktaturës. Gabimet e bëra nga vetë fotografët në regjistrimet e fotografive dhe kopjimin e të dhënave të fotografive nga regjistrat e vjetër tek të rinjtë u bënë shkaku i keqinformimit dhe devijimeve historike. Botimi i parë me fotografitë e Marubëve, albumi “Gjurmë të historisë kombëtare në Fototekën e Shkodrës” (1982), përfshin një seri fotografish të manipuluara nga të cilat janë fshirë ose prerë imazhet e patriotëve shqiptarë. Për shembull, një fotografi e famshme e Kel Marubit e publikuar tek ky album është ajo e deputetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi, sekretari i Qeverisë së Pavarësisë, At’ Gjergj Fishta e Dom Ndre Mjeda e vitit 1923 (Fig. 10). Këto personalitete patën një ndikim të rëndësishëm në jetën politiko-kulturore duke ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve politike që pasuan vitet 1921-1924. Gjatë regjimit komunist ka qarkulluar ky version i retushuar i kësaj fotografie pa figurën e At’ Gjergj Fishtës (Fig. 11), i cili u “fshi” nga historia gjatë diktaturës për shkak të qëndrimeve të tij kristiane, kombëtare e anti-shoviniste, që binin ndesh me ideologjinë komuniste.

Fig.10 Kel Marubi. ​Luigj Gurakuqi, Father Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda​. 1923. Marubi National Museum of Photography
Fig.11 Manipulated photograph of Luigj Gurakuqi and Ndre Mjeda published in the book ​Traces of the National History in the Phototheque of Shkodra​ in 1982
Fig.12 Gegë Marubi. ​The ceremony of reburying Çerçiz Topullit and Mustafa Qullit​. 1936. Marubi National Museum of Photography
Fig.13 Manipulated photograph of Enver Hoxha giving a speech published in the book ​Traces of the National History in the Phototheque of Shkodra in 1982

Albumi gjithashtu përmban një nga fotografitë më spektakolare të periudhës së manipulimit gjatë regjimit komunist. Në këtë fotografi shohim se shumë personalitetet që kishin dalë në ballkonin e Bashkisë së Shkodrës për të mbajtur fjalime me rastin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të patriotëve Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli më 1936 janë fshirë (Fig. 12). Në versionin e manipuluar të fotografisë, të shkrepur fillimisht më 12 shtator 1936, i vetmi person në të është diktatori Enver Hoxha tek mbante një fjalim (Fig. 13).2 Cila është historia e kësaj fotografie që çoi në fshirjen e këtyre personalitete dhe u fsheh për vite me rradhë? Patriotët për të cilët ishte kryer procesi i çvarrimit ishin njëri nga Gjirokastra (Ç.Topulli) e tjetri nga Leskoviku (M.Qulli). Me këtë rast Prefekti i Shkodrës Javer Rushidi i cili kishte organizuar procesin e çvarrimit, kishte ftuar të mbanin me rradhë fjalimet përshëndetëse autoritetet vendore, si dhe delegacionet nga Gjirokastra dhe Leskoviku për të kryer nderimet. Enver Hoxha i cili asokohe ishte vetëm njëzet e tetë vjeç, i sapo kthyer nga Belgjika ku kishte punuar si nëpunës i konsullatës shqiptare, mbante fjalimin si përfaqësuesi i rinisë gjirokastrite.3 Ka hipoteza të ndryshme se ai në atë kohë ishte pjesë e rinisë Zogiste të kohës. Me ardhjen në pushtet të tij çdo dokument apo dëshmi rreth jetës së tij deri më 1936 u zhduk dhe manipulua. Nesë analizojmë fotografitë në librin për jetën e Enver Hoxhës (1908-1985) botuar nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, vërejmë se po thuajse çdo gjë është e manipuluar, përfshirë këtë imazh që ishte pjesë e arkivës Marubi.

Fotografia e parë shqiptare

Fig.14 Pietro Marubbi. ​Di Donato​. Marubi National Museum of Photography
Fig.14.1 Pietro Marubbi. ​Di Donato​. Marubi National Museum of Photography

Shumë negativë të paprekur të gjetur në arkivë dhe puna kërkimore na çon në një debat shumë të rëndësishëm e të hapur prej kohësh në Shqipëri për çështjen e fotografisë së parë shqiptare e shkrepur nga Pietro Marubbi në 1858, të Hamza Kazazit luftëtar shqiptar dhe udhëheqës i njohur për rolin e tij në Kryengritjen Shqiptare të vitit 1835 (Fig. 14).

Studiuesi Prof. Dr. Zija Shkodra thotë se fotografia e Marubbit e Kazazit nuk është shembulli i parë i fotografisë shqiptare sepse në 1858 Kazazi ishte i internuar në Stamboll. “Që kjo fotografi nuk paraqet Hamz Kazazin e tregon fakti se ky, në vitin 1858, ishte i internuar në Stamboll. Në favor të këtij mendimi është mosha relativisht e re rreth 50 vjeçare, gjë që duket nga fytyra dhe jo e një të moshuari 79 vjeçar, siç ishte Hamz Kazazi, në atë kohë (viti 1859)”.4 E ndërsa studiuesi tjetër Dashnor Kokonozi sjell si argument faktin se “këta fotografë të mëdhenjë shmangin portretet në këmbë, se nuk ka asnjë garanci për shtangësinë e personit para objektivit, ndërkohë që çuditërisht kjo nuk ndodh me Marubbin. Më 1858-n ai fotografon portrete në këmbë.”5 Megjithëse të dy autorët ishin të saktë në analizat e tyre, ata nuk mundën ta çonin deri në fund sqarimin e plotë të kësaj çështje për arsyen e thjeshtë se nuk patën mundësi hulumtimi në arkivën e Marubit e cila filloj të dixhitalizohet në vitin 2013. 

Por çfarë do mund të ndryshonte ky hulumtim i mëtejshëm? Pas leximit të publikimeve dhe pjesëmarrjes në disa debate mbi këtë çeshtje, kurioziteti u bë gjithnjë e më i madh. Gjatë takimit me z. Willy Kamsin ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan, ai më tha se personazhi “Hamz Kazazi” në fotografinë e parë të Marubbit është një konsull italian në Shkodër.6 Përderisa ky informacion më befasoi, po ashtu më shtyu drejt një punë prej “detektivi” për të kërkuar të vërtetën.

Kështu që menjëherë i kërkova punonjësve të arkivit që bazuar në të dhënat e regjistrave të inventarëve (1972-1979) që kishte bërë vetë Gegë Marubi të gjendeshin të gjitha fotografitë e konsujve italianë të Shkodrës. Ditën e dytë pas kërkesës sime, nuk vonoi dhe erdhi përgjigja befasuese. Njëri nga punonjësit e arkivit kishte mbledhur të gjitha fotografitë e konsujve italianë, ndër to edhe atë të personazhit “Hamz Kazazi”.7 Pasi bëra verifikimet e regjistrave kuptova që diçka nuk shkonte. Ajo çfarë vërehej ishte se numri dhe përmasa e negativit ishte të njëjta por përshkrimi në regjistrin e vjetër (Fig. 15) nuk korrespondonte me atë në regjistrin e ri (Fig. 16).

Fig.15 Old register “Eminent people and things”. Marubi National Museum of Photography
Fig.15.1 Old register “Eminent people and things”. Marubi National Museum of Photography
Fig.16 Registry of register IV, Marubi donation, p. 270. Marubi National Museum of Photography
Fig.17 Registry of Register I, Marubi donation, p. 218. Marubi National Museum of Photography

Në regjistrin e vjetër të titulluar “Njerz në za e sende të kujdesshme” (Fig. 15.1), shkruhej: “Hamz Kazazi, Nr i Origjinës (negativit), 12X16”, ndërsa në inventarët e Gegës (Fig. 17) shkruhej: “Nr. Rendor: 67007, Nr i Origjinës (negativit) 1951, Përmbajtja e dokumentit fotografik: Di Donato – italian, Autori i dokumentit: Pietro Marubbi, Përmasat e dokumentit: 12X16, Nr. i raftit ku është vendosur negativi: Rafti 9. Por ajo që bie në sy, po të shikojmë me vëmendje regjistrat, është se në regjistrin e vjetër janë shkruar më vonë të dhënat “Hamz Kazazit”. Kjo duket nga përdorimi i stilolapsit, diçka krejtësisht e ndryshme nga shkrimet me bojë shtypi të zezë në brendësi. Duket qartë që këtu ka patur një manipulim por duhet thënë se nuk dihet pse apo kush u bë shkaku i vërtetë që kjo fotografi të manipulohej. 

Hulumtimi i mëtutjeshëm rreth manipulimit të kësaj fotografie konsiston në faktin se personi i fotografuar është konsulli italian Alessandro De Rege di Donato, i cili shërbeu në Shkodër nga 20 shkurti 1881 deri më 18 shkurti 1886, e jo personazhi që kemi njohur deri tani si Hamza Kazazi. Një tjetër fakt shumë domethënës i cili ndihmoi për vërtetimin e këtij manipulimi është edhe fotografia tjetër e konsullit italian di Donato e gjetur në arkivë (Fig. 18). E kështu po të zhmadhojmë fytyrat e “të dy personazheve” në foto duket qartë që është i njëjti person. Këto gjetje konfirmojnë se ajo që ne kemi njohur si fotografia e parë shqiptare në publikimet mbi historinë e fotografisë në Shqipëri, është e pavërtetë– duke rihapur kështu debatin mbi fotografinë e parë shqiptare.

Manipulimet fotografike të kryera gjatë pesëdhjetë viteve të regjimit komunist për çështje politike dhe ideologjike kanë ndikuar dhe ndryshuar historinë e fotografisë dhe të vendit tonë. Procesi i dixhitalizimit të arkivës Marubi po mundëson kërkime të tjera dhe analizën e kësaj praktike dhe efektet e saj. Koleksioni i muzeut jo vetëm që ofron përmbajtje historike por edhe dëshmi të kontekstit socio-kulturor në Shqipëri për më shumë se një shekull. Me vetëm një të pestën e arkivës të dixhitalizuar, puna e Muzeut Marubi mbetet thelbësore për ruajtjen e koleksionit më të rëndësishëm të fotografisë në Shqipëri. Vit pas viti, ky proces ka hedhur dritë mbi imazhe të reja duke ofruar një perspektivë të re për të kuptuar më mirë një histori të manipuluar dhe të shtrembëruar qëllimisht– një histori e çmuar që shumë nuk e njohin dhe të tjerë nuk e patën të mundur ta mësonin.

Fig.18 Pietro Marubbi.​ Di Donato.​ Marubi National Museum of Photography
Fig.18.1 Pietro Marubbi.​ Di Donato.​ Marubi National Museum of Photography

*Ekspozita “Manipulimi” e hapur në gusht, 2017 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, nxorri në pah për herë të parë fotografitë e manipuluara para dhe gjatë regjimit komunist. Kjo ekspozitë është gjithashtu një dëshmi mbi rëndësinë historike dhe kulturore të një arkivi me materiale origjinale, të pa manipuluara e të ekspozuara më parë.

1    Beaumont Newhall, The History of Photography: From 1839 to the Present, rev. ed. (New York: The Museum of Modern Art, 2012), 15–16.
2    “Nderimi i Shkodrës eshtnave të dy deshmorëve Çerçiz Topullit e Mustafa Qullit,” Revista “Cirka,”no. 9 (Shkodër, September 27, 1936):141.
3    Dervishi, Kastriot, “Fotografia në sallën e Bashkisë së Shkodrës në vitin 1936, E. Hoxha heq gjysmën e pjesëmarrësve,” Gazeta 55 (Tiranë 2018).
4    Zija Shkodra, “Për fotografinë dhe shkrimin e varrit të Hamza Kazazit, atdhetar i shquar etj” (paper, Muzeu Historik i Shkodrës, Seminari i Tretë Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj,” Vëllimi I, Shkodër, 2000), 97–105.
5    Dashnor Kokonozi, “Vërtet kemi një fotografi 151-vjeçare?,” Gazeta Shqip (Tiranë, 2009): 14-15.
6    Willy Kamsi, në bashkëbisedim me autorin në shkurt, 2012.
7    Hamza Kazazi është i njohur edhe si Hamz Kazazi. “Hamz” është mënyra se si Gega e ka shkruar në regjistër.

The post Marubi, arkivi që po e ndryshon historinë e fotografisë në Shqipëri appeared first on post.

]]>
Marubi Archive: Changing the History of Photography in Albania https://post.moma.org/marubi-archive-changing-the-history-of-photography-in-albania/ Wed, 25 Sep 2019 13:44:00 +0000 https://post.moma.org/?p=1194 Located in Shkodra, Albania, The Marubi museum contains a collection of more than five hundred thousand negatives dating from the second half of the nineteenth century to the end of the twentieth.

The post Marubi Archive: Changing the History of Photography in Albania appeared first on post.

]]>
A patient carrying his amputated leg; heads applied to different bodies; important historical figures excised by photo technicians during dictatorial rule… Located in Shkodra, Albania, The Marubi museum contains a collection of more than five hundred thousand negatives dating from the second half of the nineteenth century to the end of the twentieth. Derived from its namesake, the Marubi photography studio founded in 1858, the museum features a multifaceted view of the usesartistic, social, cultural, and political–of the photographic medium over the course of a century and a half in Albania.

The Albanian version is available here.

The history of photography in Albania begins with the Italian photographer Pietro Marubbi (1834–1903), who settled in the city of Shkodra during the second half of the nineteenth century and opened the first photography studio there in 1858. The Marubi, the National Photography Museum and Albania’s first photography museum, opened in May 2016. The core of its collection is comprised of what was formerly the contents of the Marubi Photothèque. 

Having no children of his own, Pietro Marubbi’s first assistants and faithful successors in the field of photography were Mati and Kel Kodheli, the sons of his gardener Rrok Kodheli. Pietro sent Mati, the older of the two brothers, to Italy to study photography at the Sebastianutti & Benque studio in Trieste. When Mati died prematurely at age nineteen, in 1881, Pietro adopted Kel, whom he also sent to Italy to study and who would later assume the surname Marubi. Upon Pietro’s death in 1903, Kel inherited his adopted father’s studio and continued its work. He, in turn, was followed into business by his own son, Gegë Marubi, who studied photography and cinematography in France at the Lumière brothers’ studio. What is notable through three generations of photographers is the desire to be modern, and as such, to stay abreast of contemporary aesthetic trends and new technologies. 

With the onset of Communist rule in the 1940s, when every private enterprise was prohibited by law and he was unable to independently use and/or promote his own work or that of his ancestors, Gegë Marubi was forced to turn over his family’s archive to the state. This way, although unable to remain in private business, he could oversee the Marubi archive. Other photo studios that had opened in Albania over the course of the same decades, including Dritëshkroja e Kolës (1886), Fotografija Pici (1924), Foto Jakova (1932), and Foto Rraboshta (1943), also had to relinquish their images. From these combined sources, the Marubi Photothèque was founded as a division of the Historical Museum of Shkodra. It remained a part of this museum until 2003, when it became an autonomous institution. 

The Marubi museum preserves and promotes this collection of more than five hundred thousand negatives dating from the second half of the nineteenth century to the end of the twentieth. The Marubi family archive, along with archives of many other photographers in the museum’s holdings, document pivotal moments in Albanian social, cultural, and political life over the course of a century and a half.

Fig.1 Pietro Marubbi. ​Giacinto Simini.​ 1860. Marubi National Museum of Photography
Fig.2 Pietro Marubbi. ​Untitled​. Marubi National Museum of Photography
Fig.2.1 Claude Monet. Caricature of Mario Uchard
Fig.3 Pietro Marubi. ​Untitled​. Marubi National Museum of Photography
Fig.4 Pietro Marubbi. ​Untitled.​ 1874. Marubi National Museum of Photography
Fig.5 Pietro Marubbi.​ Kel Marubi with his sister.​ Marubi National Museum of Photography
Fig.6 Pietro Marubbi​. Jak Bjanku​. Marubi National Museum of Photography

Manipulation

The invention of photography through the process of heliography opened the door to further development of the medium, including the manipulation of images1. Direct intervention in print, including retouching or scratching; use of artificial lighting; and the manipulation of negatives has played a significant role in how an image is viewed. Historically, images have been altered to deceive, impress, or distort so-called truth, or to create false idols. 

In 2013, when the entire Marubi archive was re-inventoried, previously unknown negatives were discovered. This process took place about forty years after Gegë, the last member of the Marubi Dynasty, undertook an inventory of the entire archive. These newfound images are testaments to an early history of photographic manipulation in Albania, beginning in the late 1800s. Among them is a photomontage created in 1860 by Pietro Marubbi (fig. 1), in which its subject Giacinto Simini is depicted in three different roles—that of a client who, clothed in the traditional Catholic dress of Shkodra, leans against a miniature building resembling a hospital; that of a patient carrying his own amputated leg; and that of a surgeon holding a hatchet. In trying to piece together a logical narrative to explain the combination, one should know that Giacinto Simini was the son of the Italian doctor Gennaro Simini, an immigrant in Ottoman Albania who, like many other Italians, had left Italy in the nineteenth century because of political persecution during the Risorgimento. Giacinto’s book, Un patriota leccese nell’Albania ottomana (2011), is certainly foreshadowed in this image, which served as an advertisement for the hospital his father had opened in Shkodra. 

Another early shot uses the wet-plate collodion process (fig. 2) to depict Pietro Marubbi, whose “big” head is mounted on a body too small for it, the composite applied to the side of an oversize coffee cup sitting on what looks to be a wooden cupboard. Curiously reminiscent of caricatures made by the Impressionist painter Claude Monet in the 1850s, this image was likely shot between 1865 and 1875, when there was mass dissemination of European caricatures. The archive holds many other such experimental images, including Visto buono per Napoli (fig. 3) and 100 franchi prima volta 1874 (fig. 4), both of which are photomontages by Pietro Marubi; a double portrait of Kel Marubi and his sister, whose heads have been mounted on the bodies of two African fighters (fig. 5); and a portrait of Jak Bjanku with his friend, each of whom holds up an image of the other’s head (fig. 6).

Fig.7 Gegë Marubi. ​Gegë Marubi in a double portrait—as himself and as an interlocutor. ​Marubi National Museum of Photography
Fig.7.1 Maurice Guibert. ​Toulouse-Lautrec porträtiert Toulouse-Lautrec​. 1894. Musée Toulouse-Lautrec, Albi, Tarn, France
Fig.8 Kel Marubi. ​Father Anton Kiri​. 1927. Marubi National Museum of Photograph​y
Fig.9 Gegë Marubi. Father Anton Kiri​. 1940. Marubi National Museum of Photography

Following in Pietro’s footsteps, Kel and Gegë Marubi continued to develop photographic manipulation techniques. Like Henri de Toulouse-Lautrec’s image in which he poses as an artist and model (1892), Gegë appears in a double portrait—as himself and as an interlocutor (fig. 7). Further examples reflecting the use of new techniques by the next generations of Marubis are images from 1927 (fig. 8) and 1940 (fig. 9). In both, the priest Anton Kiri is captured asleep—in a chair in the earlier picture and on a branch in the later one—while a “ghost” plays the violin alongside him. 

Not all of the manipulated photographs in the Marubi family archive are experimental, however. For example, certain images were altered using ink and other means to eliminate “enemies of the state.” This was a common Communist practice that spread quickly throughout the Eastern bloc countries, including in Albania. In 1952, the Albanian authorities set up state-run photography departments, initially as part of the “Cooperative for Repair Services.” Employees of these departments became photographers and lab technicians, as well as members of the state security overseeing the process of censoring and/or “repairing,” i.e., manipulating, images. Photographers who had previously worked in their private studios were not only forced to hand over their archives—but also to work for the state in this capacity. Some of the Marubi family’s photographs that were confiscated in this process were then altered for use as political propaganda.

During the dictatorship period in Albania, records were created based on the limited information the Marubi family was allowed to provide. The errors photographers made when registering their original photographs, and the additional mistakes made when data from old inventories was transcribed to new ones, were the cause of misinformation and historical deviations.

Fig.10 Kel Marubi. ​Luigj Gurakuqi, Father Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda​. 1923. Marubi National Museum of Photography
Fig.11 Manipulated photograph of Luigj Gurakuqi and Ndre Mjeda published in the book ​Traces of the National History in the Phototheque of Shkodra​ in 1982
Fig.12 Gegë Marubi. ​The ceremony of reburying Çerçiz Topullit and Mustafa Qullit​. 1936. Marubi National Museum of Photography
Fig.13 Manipulated photograph of Enver Hoxha giving a speech published in the book ​Traces of the National History in the Phototheque of Shkodra in 1982

The first publication of the Marubi Dyansty’s photographs, Traces of the National History in the Phototheque of Shkodra (1982), includes a series of manipulated images from which Albanian patriots have been erased or cut. For example, a well-known photograph by Kel Marubi from 1923 depicts the deputies of Shkodra with Luigj Gurakuqi, secretary of the Independence Government; the priest Dom Ndre Mjeda; and Father Gjergj Fishta, a national poet (fig. 10). These men significantly influenced Albanian political and cultural life, their impact shifting the course of the political events that followed in 1921–24, but during the Communist regime in Albania, the only version of the photograph allowed to circulate was the one in which Father Gjergj Fishta had been erased. This was due to the fact that his Christian, national, and anti-chauvinist views conflicted with Communist ideology (fig. 11).

The album also includes one of the most spectacular photographs of the Communist regime’s manipulation period, in which all but one of the people standing on the balcony of the building of the Municipality of Shkodra for the reburial of the patriots Çerçiz Topulli and Mustafa Qulli in 1936 (fig. 12) have been erased. In the manipulated version of the photograph, originally taken on September 12, 1936, the only person shown is the dictator Enver Hoxha, who is delivering a speech (fig. 13).2

What is the hidden story behind this retouched photograph? One of the reburied patriots was from Gjirokastra (Ç.Topulli), the other from Leskovik (M. Qulli). In honor of the occasion, the mayor of Shkodra, Javer Rushidi had invited local authorities to make speeches and delegations from Gjirokastra and Leskoviku to honor the patriots. Enver Hoxha, who at that time was only twenty-eight, had just returned from Belgium, where he worked for the Albanian consulate, and gave a speech as a representative of Gjirokastra’s youth.3 Various hypotheses suggest that he was at that time a part of the King Zogu youth assembly. Once Hoxha was in power, any image or document from his life prior to 1936 disappeared or was altered. Analysis of images in books about his life (1908–1985) published by the Institute of Marxist-Leninist Studies at the Central Committee of the Albanian Working Party indicate that almost everything was manipulated, including this image, which is part of the Marubi archive.

The First Albanian Photography

Numerous untouched negatives found in the archive and research led to a very important and ongoing debate in Albania about the first Albanian photograph, taken by Pietro Marubbi in 1858 of Hamza Kazazi, the Albanian fighter and leader known for his role in Albanian Uprising of 1835 (fig. 14).

Fig.14 Pietro Marubbi. ​Di Donato​. Marubi National Museum of Photography
Fig.14.1 Pietro Marubbi. ​Di Donato​. Marubi National Museum of Photography

Scholar Zija Shkodra argues that Marubbi’s photograph of Kazazi is not the first example of Albanian photography since, in 1858, Kazazi was interned in Istanbul. “This argument is further supported by the face of the subject, that of a 50-year-old man, not a 79-year-old one, which Hamza Kazazi was in 1859.”4 Another scholar, Dashnor Kokonozi, claims that “great photographers of that time avoided taking standing portraits since there is no guarantee of the person’s stature in front of the lens, which surprisingly is not the case with Marubbi. In 1858, he took portraits of people standing.”5 Although both authors are correct in their analyses, neither was able to give additional explanation regarding this issue for the simple reason that the Marubi archive was not available for research until it began to be digitized in 2013.

What would change if they had been able to conduct additional research? After reading previous publications and partaking in several debates, my interest intensified. Willy Kamsi, former ambassador of the Republic of Albania to the Holy See in the Vatican, told me that the person posing in Marubbi’s first photograph was, in fact, an Italian consul in Shkodra.6 While that information greatly surprised me, it propelled me to seek the truth.

I immediately asked the archive staff to locate all of the photographs of the Italian consuls of Shkodra using the inventory records made in 1972–79 by Gegë Marubi as a guide. Two days later, I received a surprising response. One of my coworkers in the archives had gathered all of the images of the Italian consuls, among them “Hamz Kazazi.”7 Upon reviewing them, I realized that something was not right, and in checking Gegë’s records against earlier ones, noticed that the number and size of the negatives listed were the same, but that the description in the older registry (fig. 15) did not correspond to the newer one (fig. 16).

Fig.15 Old register “Eminent people and things”. Marubi National Museum of Photography
Fig.15.1 Old register “Eminent people and things”. Marubi National Museum of Photography
Fig.16 Registry of register IV, Marubi donation, p. 270. Marubi National Museum of Photography
Fig.17 Registry of Register I, Marubi donation, p. 218. Marubi National Museum of Photography

The older registry, titled “Eminent people and important items” (fig. 15.1), notes: “Hamz Kazazi, Origin number (negative), 1951, 12×16.” Whereas, Gegë’s registry (fig. 17) notes: “Serial number: 67007, Origin number (negative) 1951, the Content of the document: Di Donato, Author of the Document: Pietro Marubbi, File Size: 12×16, Number of the shelf where the negative was placed: Shelf 9.” Analyzing both registries, I noticed that the records for photographs of Hamz Kazazi had been added later to the older of the two—and written in a different ink. Evidently, the earlier registry had been manipulated but we do not know why or by whom. 

Further investigation revealed that the person in the photograph is in fact the Italian consul Alessandro De Rege di Donato, who served in Shkodra from February 20, 1881, to February 18, 1886, and not Hamza Kazazi. A relevant discovery was another portrait of di Donato (fig. 18), also found in the archive. By magnifying both faces, I could see that they are one and the same person. These findings confirm that what has been recognized as the first Albanian photograph in publications regarding the history of photography in Albania, has in fact been misrepresented—reopening the discussion about what is, in fact, the first Albanian photograph. 

Photographic manipulations undertaken over the course of fifty years by the Communist regime for political and ideological reasons have affected and shaped the history photography and of our country. The ongoing digitization of the Marubi archive is enabling further research and analysis of this practice and its impact. The museum’s collection not only provides historical content but also evidence of the sociocultural context in Albania over the course of a century. With only one-fifth of the archive digitized, the work of the Marubi remains essential to saving the most important photography collection in Albania. Year after year, this process sheds light on new images, offering a new perspective and better understanding of a history that was intentionally manipulated to distort—a precious history that some didn’t know about and still others were not allowed to learn.

Fig.18 Pietro Marubbi.​ Di Donato.​ Marubi National Museum of Photography
Fig.18.1 Pietro Marubbi.​ Di Donato.​ Marubi National Museum of Photography

*The exhibition Manipulation, which opened in August 2017 at Marubi, the National Photography Museum, shared for the first time these manipulated images spanning the years before and during the Communist regime. The exhibition is also a legacy of the historical and cultural importance of an archive to revealing real facts proven by original negatives that were exhibited for the first time. 

Translated from Albanian by Hana Halilaj.

1    Beaumont Newhall, The History of Photography: From 1839 to the Present, rev. ed. (New York: The Museum of Modern Art, 2012), 15–16
2    “Nderimi i Shkodrës eshtnave të dy deshmorëve Çerçiz Topullit e Mustafa Qullit,” Revista “Cirka”, no. 9 (Shkodër, September 27, 1936):141.
3    Dervishi, Kastriot, “Fotografia në sallën e Bashkisë së Shkodrës në vitin 1936, E. Hoxha heq gjysmën e pjesëmarrësve,” Gazeta 55 (Tiranë 2018).
4    Zija Shkodra, “Për fotografinë dhe shkrimin e varrit të Hamza Kazazit, atdhetar i shquar etj” (paper, Muzeu Historik i Shkodrës, Seminari i Tretë Ndërkombëtar “Shkodra në Shekuj,” Vëllimi I, Shkodër, 2000), 97–105
5    Dashnor Kokonozi, “Vërtet kemi një fotografi 151-vjeçare?,” Gazeta Shqip (Tiranë, 2009): 14-15
6    Willy Kamsi, in conversation with the author, February, 2012.
7    Hamza Kazazi is also known as Hamz Kazazi. “Hamz” is how Gegë Marubi wrote “Hamza” in the register. 

The post Marubi Archive: Changing the History of Photography in Albania appeared first on post.

]]>